I dashuri i Luana Vjollcës ia mbulon me trëndafila hyrjen, banorët detyrohen të ecin mbi lule në korridoret e banesës - Gazeta Express
string(116) "i-dashuri-i-luana-vjollces-ia-mbulon-me-trendafila-hyrjen-banoret-detyrohen-te-ecin-mbi-lule-ne-korridoret-e-baneses"

Rozë

Gazeta Express

05/09/2025 14:12

I dashuri i Luana Vjollcës ia mbulon me trëndafila hyrjen, banorët detyrohen të ecin mbi lule në korridoret e banesës

Rozë

Gazeta Express

05/09/2025 14:12

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale me festimet madhështore për ditëlindjen e saj të 34-të.

Surprizat luksoze, të kuruara deri në detaj, kanë ngritur një pyetje që tashmë po qarkullon kudo: kush është personi që po i organizon këto befasi për të?

Fillimi i festimeve ndodhi në jug të Shqipërisë, ku Luana shijoi një ditëlindje në një vilë luksoze pranë bregdetit. Hapësira ishte transformuar në një skenë përrallore: qindra, madje mijëra trëndafila të kuq dhe rozë zbukuronin çdo cep, ndërsa pishina dhe ambienti përreth krijonin një atmosferë romantike dhe elegante.

View this post on Instagram

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Por surprizat nuk përfunduan aty. Vetëm pak ditë më vonë, gazetarja Elona Duro ndau në rrjetet sociale pamje të tjera nga banesa e Luanës në Tiranë, ku kati i saj ishte sërish i mbushur me trëndafila, duke krijuar një tjetër moment magjik.

Ky gjest i bujshëm ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve. Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, ku fansat përpiqen të zbulojnë identitetin e personit që qëndron pas këtyre befasive të shndritshme.

Derisa misteri mbetet ende i pazgjidhur, një gjë është e qartë: Luana Vjollca po e shijon këtë kapitull të jetës së saj të rrethuar nga dashuria, luksi dhe vëmendja e publikut. /Telegrafi