Ardon Jashari ka treguar një përkushtim të rrallë ndaj klubit të ri, Milanit. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane është parë të marrë me vete stilolapsin personal në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës me kuqezinjtë, një gjest simbolik që tregon sesa shumë e ka dashur dhe ëndërruar këtë moment.
Për Jasharin, kalimi te Milani nuk është vetëm një hap i rëndësishëm në karrierë, por edhe realizimi i një ëndrre të kahmotshme.
Ky detaj i veçantë, marrja e stilolapsit të vet për firmosjen e kontratës flet për emocionin dhe lidhjen personale që ai ndjen ndaj këtij klubi.
Jashari u pa i veshur elegant në ceremoninë e nënshkrimit dhe një stilolaps në xhepin e tij.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...