Gjykata Themelore në Ferizaj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin E.I, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur 15 vjeçare brenda veturës së tij, pasi të njëjtës i kishte dhënë substancë narkotike të llojit mariuanë dhe e kishte vërejtur se ajo s’është më në vetëdije.
Sipas njoftimit, ngjarja thuhet të ketë ndodhur në një fshat të Ferizajt, brenda veturës të tipit Golf VI, pasi E.I i kishte ofruar të miturës cigare me mariuhanë dhe pasi ishte bindur se viktima e mitur ishte e pavetdijshme. I dyshuari E.I siç njofton Gjykata, dyshohet se më pas ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e merr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares dhe pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme, e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinsepër të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës, i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen esaj, dhe me forcë dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psiqike për të cilën e dëmtuar ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore./Express/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...