string(93) "i-biri-i-igli-tares-futbollist-i-dukagjinit-me-nje-urim-special-per-drejtorin-e-ri-te-milanit"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 16:24

I biri i Igli Tares, futbollist i Dukagjinit, me një urim special për drejtorin e ri të Milanit

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 16:24

Igli Tare u zyrtarizua së fundmi si drejtor sportiv i ri i Milanit.

Ish-futbollisti i njohur shqiptar e realizoi ëndrrën që të bëhet pjesë e familjes së madhe “Rossonere”.

Dhe, një letër motivuese dhe mjaft emocionuese ish-drejtorit sportiv të Lazios i erdhi nga i biri i tij, Etienne, i cili në pjesën e dytë të këtij sezoni luajti në Superligën e Kosovës, respektivisht tek Dukagjini i Klinës.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e futbollistit të ri shqiptar që ia dedikoi babait të tij, dikur futbollist i Kombëtares shqiptare:

“I dashur baba, nisa ta shkruaja këtë mesazh disa muaj më parë, kur dëgjova se do të nënshkruaje me ekipin e ëndrrave tua. Sot erdhi kjo ditë dhe më në fund mund t’i përfundoj këta rreshta: një ëndërr që u bë realitet për ty dhe për krejt familjen tonë.”

“Baba, çka mund të them… është e jashtëzakonshme! Djali yt është aq krenar që e ka një shembull si ti në jetën e tij: ke nisur nga asgjë dhe e ke arritur të pamundurën!”

“Një djalosh nga Vlora i cili ëndërronte që një ditë të bëhej pjesë e Milanit, dhe shiko tani… ia dole!”

Jemi krenarë me ty dhe do të të mbështesim gjithmonë. Jam i sigurt se do ta bësh një punë të jashtëzakonshme me klubin tënd të ri. T’i uroj krejt të mirat dhe fat të mbarë në këtë aventurë të re. Ta dua aq shumë të mirën, Etienne.” /Gazeta Express