"I befasuar", Haradinaj reagon pas dënimit të Lekajt, beson se Apeli do ta lirojë nga akuzat - Gazeta Express
string(88) "i-befasuar-haradinaj-reagon-pas-denimit-te-lekajt-beson-se-apeli-do-ta-liroje-nga-akuzat"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2024 16:21

“I befasuar”, Haradinaj reagon pas dënimit të Lekajt, beson se Apeli do ta lirojë nga akuzat

Lajme

Gazeta Express

31/01/2024 16:21

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që dënoi sot ish-ministrin e tij, Pal Lekaj, me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv lidhur me rastin e 53-milionëshit.

Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e Lekajt dhe se Gjykata e Apelit do ta lirojë nga çdo akuzë, raporton Express.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.  Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, ish-Ministri i Infrastrukturës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar sot me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Dënimi i është shqiptuar lidhur me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Atij i është shqiptuar edhe dënim plotësues, që i ndalon ushtrimin e funksionit në administratë për 3 vjet e gjashtë muaj.

“I akuzuari P.L është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tetë (8), muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit P.L i ndalohet për tre (3) vite e gjashtë (6) muaj ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.