Ditën e sotme një aksident tragjik në Rrogozhinë ju morri jetën tre personave ku mes tyre ishte edhe Tonin Mhilli, oficeri i burgut të Peqinit, i cili është babai i gazetares Valbona Mhilli.
Ajo ka bërë disa dedikime prekëse në rrjetet sociale, ku i drejtohet të atit duke i thënë se pse iku pa të.
“Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja , teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.
2 / 3
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku për pasojë humbën jetën tre persona ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.