string(101) "i-arrestuari-per-spiunazh-eshte-hysri-selimi-ishte-gjykuar-per-terrorizem-kishte-qene-pjese-e-isis-it"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 12:42

I arrestuari për spiunazh është Hysri Selimi, ishte gjykuar për terrorizëm, kishte qenë pjesë e ISIS-it

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 12:42

Hysri Selimi, është arrestuar sot si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spinuazh”. 

Për arrestimin e tij njoftoi sot Prokuroria Speciale, e cila tha se aksioni dhe arrestimi është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

I arrestuari Hysri Selimi ishte gjykuar nga drejtësia kosovare për veprën e terrorizmit dhe se kishte qenë pjesë e organizatës ISIS.

Në vitin 2022, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër  tij për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Ai akuzohej se me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai kishte udhëtuar për në Stamboll-Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘’ISIS’’ e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ‘’ISIS-it’’.

Sipas prokurorisë, i njëjti në këtë organizatë terroriste ka qenë i angazhuar në Byronë e ushtarëve të plagosur, dhe për këtë funksion është financuar nga ISIS me shumën e të hollave prej 100 USD në muaj.

Hysri Selimi ishte  riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022./Reporteri.net/