I arrestuari për krime lufte nga Policia e Kosovës, KoSSev: Është serb nga Veriu, shofer autobusi - Gazeta Express
string(94) "i-arrestuari-per-krime-lufte-nga-policia-e-kosoves-kossev-eshte-serb-nga-veriu-shofer-autobusi"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 13:58

I arrestuari për krime lufte nga Policia e Kosovës, KoSSev: Është serb nga Veriu, shofer autobusi

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 13:58

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës sot kanë arrestuar një person me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë.

Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka raportuar se ka mësuar jozyrtarisht se personi në fjalë është i kombësisë serbe nga veriu i vendit dhe se ai punonte si shofer autobusi.

Ai u arrestua në Bistricë derisa po drejtonte autobusin.

Prokuroria Speciale më herët tha se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi për këtë rast./Express/