I arrestuar për lidhjen me Avdylajt, digjet 'Porsche' i biznesmenit në Elbasan - Gazeta Express
string(75) "i-arrestuar-per-lidhjen-me-avdylajt-digjet-porsche-i-biznesmenit-ne-elbasan"

I arrestuar për lidhjen me Avdylajt, digjet ‘Porsche’ i biznesmenit në Elbasan

Gazeta Express

28/09/2020 8:55

Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen 28 nëntori në Elbasan.

Lexo Edhe:

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina tip ‘Porsche’ me targa AA 007 NG i përket biznesmenit Elis Bahushi.

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2018 pasi nga përgjimet telefonike rezultonte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku.

Elis Bahushi është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen “28 nëntori” dhe i disa dyqaneve në lagjen “Hekurudha”. Gjithashtu, ai rezulton pronar edhe i disa makinave luksoze.

Biznesmeni ka qenë dhe subjekt i OFL-së ku më 18 gusht të këtij viti i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë.

Ai duhet të deklaronte pasurinë pasi ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.