I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli shihet në QKUK – Pamje - Gazeta Express
string(75) "i-akuzuari-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-naim-murseli-shihet-ne-qkuk-pamje"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:58

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli shihet në QKUK – Pamje

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:58

Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Atje, ai është dërguar i prangosur këmbë e duar, raporton Klankosova

Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, u deklarua i pafajshëm.

Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten.

Me 4 qershor në Gjykatë u pranua kërkesa e Avokates se Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, që klientit të saj t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor.

Ajo shtoi se ky ekzaminim është thelbësor për të vlerësuar nëse Murseli është në gjendje të ndjekë rrjedhën e shqyrtimeve gjyqësore dhe të konsultohet me avokatët e tij.

“Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove, që do ta realizojë grupi i ekspertëve pranë QKUK-së dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, atëherë në varësi të gjetjeve, të vazhdohet me procesin gjyqësor”, theksoi avokatja, duke shtuar se “ky proces kërkon maturi dhe paanshmëri, dhe pala mbrojtëse nuk kërkon trajtim të veçantë”.