I akuzuar për mashtrim dhe i dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(92) "i-akuzuar-per-mashtrim-dhe-i-denuar-me-1-muaj-e-10-dite-burg-arrestohet-39-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 12:58

I akuzuar për mashtrim dhe i dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 12:58

Një 39-vjeçar i cili ishte në kërkim policor, është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Time”.

‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në rrugën “Kastriotët’, kanë arresuar 39-vjeçarin, pasi ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.

Po ashtu në njoftim theksohet se 39-vjeçari është edhe i dënuar me 1 muaj e 10 ditë burgim, për drejtim automjetesh në mënyrë të parregullt.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Time”, kanë ushtruar kontrolle për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Kastriotët”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. K. (H.), 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, e ka dënuar këtë shtetas me 1 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.