Hysni Gucatit i rëndohet gjendja shëndetësore, largohet me ambulancë nga protesta - Gazeta Express
string(80) "hysni-gucatit-i-rendohet-gjendja-shendetesore-largohet-me-ambulance-nga-protesta"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 13:41

Hysni Gucatit i rëndohet gjendja shëndetësore, largohet me ambulancë nga protesta

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 13:41

Sot po mbahet protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, në reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashin.

Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë paraqet në mënyrë të pasaktë të dhënat historike lidhur me masakrat gjatë luftës në Kosovë, gjë që ka nxitur reagime të ashpra nga veteranët dhe përkrahësit e tyre.

Sipas burimeve të Insajderit nga vend ngjarja, bëjnë të ditur se gjatë protestës, gjendja shëndetësore e kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, është përkeqësuar.

Ai është detyruar të largohet nga protesta dhe është shoqëruar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement