Hysni Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër - Gazeta Express
string(76) "hysni-gucati-viziton-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage-lufta-jone-ka-qene-e-paster"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 13:35

Hysni Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 13:35

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka takuar sot ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Sipas njoftimit, përmes kësaj vizite, Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL-UÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik.

Ai ka theksuar se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare.

“Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, thuhet më tej në njoftim.