Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës, në intervistën në “Pressing” të T7, po kritikon ashpër qeverisjen e Shpejtim Bulliqit në Podujevë.
Ai tha se projekti për emergjencën, që ishte bamirësi, u prezentua si “investim i qeverisë”.
Gjithashtu deklaron se tek çerdhja në Orllan, derdhen ujërat e zeza rreth 300 metra larg.
“Me shku në Orllan për përurim të çerdhës, ndërkohë që 300 metra nga ai lokacion derdhen ujërat e zeza dhe ky është serioziteti. Kjo është qasja e paarsyshme, por mania me pre shirita që nuk janë ashtu, si objekti i emergjencës që është bamirësi, nuk prezantohet si investim i qeverisë dhe nuk duhet mashtrohet me projekte të tilla”, tha Hyseni.