Zgjim Hyseni nga PSD-ja sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me letrën e Albin Kurtit për LDK-në.
Ai tha se në atë letër sheh formë shantazhi dhe oferte, ku sipas tij, në përmbajtje janë të dyja.
“Çka më bëri përshtypje tek kjo letra sot është shumë interesant, besimi që është i veçantë për profilet si ky i Kurtit që mund të nxjerrësh mënyrë akrobatike kontradiktat që u ka kaluar shumë moti edhe me provu që i aktualizon edhe i bën ato ndjeshmëri njerëzore. Për shembull krejt kundër PDK-së, kjo është e vjetër 10 vjet”.
“Oferta vet është tipike qysh vepron z.Kurti. Aty janë paralele, unë shoh edhe formë shantazhi edhe formë oferte, në përmbajtje i ke të dyjat”, u shpreh tutje Hyseni./Klankosova.tv