Hyseni: Kushtetuesja do të shkelte rëndë Kushtetutën nëse aprovon masën e përkohshme që e kërkoi Presidentja - Gazeta Express
string(107) "hyseni-kushtetuesja-do-te-shkelte-rende-kushtetuten-nese-aprovon-masen-e-perkohshme-qe-e-kerkoi-presidentja"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 17:31

Hyseni: Kushtetuesja do të shkelte rëndë Kushtetutën nëse aprovon masën e përkohshme që e kërkoi Presidentja

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 17:31

Ish-ministri Skënder Hyseni, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vendosje të masës së përkohshme të rrjedhjes së afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, kjo kërkesë e Osmanit është për vazhdim të ‘amullisë”, raporton Express.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese do të aprovonte kërkesën për masë të përkohshme, do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës.

“Sot, e marte, në ora 16:00, Gjykatës Kushtetuese iu paska drejtua një kërkesë pothuaj urdhëruese: “Nxirrni një vendim, masë të përkohshme….” Lexo: për vazhdim të amullisë!Pse duhej pritur pothuaj fundin e afatit për të bërë një kërkesë të tillë???!!!Nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.