Hyseni-Kurtit: Trego çka po ndodh në veri, apo po pret nga Amerika të të jap informata të cilat ti "si zakonisht nuk i ke? - Gazeta Express
string(118) "hyseni-kurtit-trego-cka-po-ndodh-ne-veri-apo-po-pret-nga-amerika-te-te-jap-informata-te-cilat-ti-si-zakonisht-nuk-i-ke"

Hyseni-Kurtit: Trego çka po ndodh në veri, apo po pret nga Amerika të të jap informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 19:39

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në veri, ku u dëgjuan disa shpërthime me bomba dore.

Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të dalë e të tregojë se çfarë po ndodh në veri të vendit, dhe për mënyrën se si mendon ta stabilizojë gjendjen atje.

Lexo Edhe:

“Zotni Albin Kurti, shfaqu para popullit dhe trego çka po ndodhë në veri të vendit dhe si e ke ndermend me stabilizu gjendjen atje. Pak javë më parë, ti Zotni, me veprime e vendime diletante e amatoreske veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat  dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq.

Apo, mbase po pret që të vijnë  ata miltantët tu nga Zvicra a Gjermania, Suedia a Norvegjia, Austria a Danimarka……., ta stabilizojnë veriun???!!! Apo mos ndoshta ende je t’u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti “si zakonisht nuk i ke?””