Hysamedin Feraj nga Tirana vazhdon të tallet me luftën e Haradinajt dhe vëllezërve të tij - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 23:12

Hysamedin Feraj nga Tirana vazhdon të tallet me luftën e Haradinajt dhe vëllezërve të tij

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 23:12

Hysamedin Feraj, zyrtar i Vetëvendosjes nga Tirana nëpërmjet një shkrimi në Facebook është tallur me luftën e vëllezërve Haradinaj në Kosovë, përfshirë Ramush Haradinajn, që ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK’së.

“Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)?”, thotë Feraj.

“Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën. Pse duhet të mos presim ta bëj prapë dhe po bashkërisht me ta?”, shkruan ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Logjikë vs psikologji

Silogjizmi vs emocionit:

.I.

1. Grenelli është pro serb (shih: Pardeë, etj.);

2. Hashimi, Isa, Ramushi, Parimi, Berati, etj., janë pro Grenellit;

Unë nxjerr përfundimin: janë pro Serbisë.

Çfarë përfundimi mund të nxirrni ju, mendimtar, pa dhunuar ligjet e logjikës = ligjet e mendimit?

.II.

Termat “proserb”, “prorus”, “serbofil”, “grekofil” këtu kanë kuptim vetëm logjik, krahasues dhe klasifikues brenda ideve të njohura politike. “Pro” dhe “fil” (nga “filio”) tregojnë vetëm afinitetin e ideve që mundëson bashkimin në një klasë, jo të emocioneve, ndjenjave ose çfarëdo akti tjetër psikologjik.

.III.

Mbase në ndjenja subjektive të gjithë këta e urrejnë Serbinë antishqiptare më shumë se unë. Por unë nuk merrem me psikologjinë empirike të tyre, sepse as nuk di të merrem.

Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)?

.IV.

Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën. Pse duhet të mos presim ta bëj prapë dhe po bashkërisht me ta?

Për këtë pres ndonjë përgjigje dhe garanci nga psikologët.

(Sigurisht, pranoj se psikologjja empirike nuk mund të japë atë siguri që jep domosdoshmëria logjike).