Hysamedin Feraj flet për "anti-albinët", statusi i shpërndahet edhe nga Elvis Hoxha - Gazeta Express
string(80) "hysamedin-feraj-flet-per-anti-albinet-statusi-i-shperndahet-edhe-nga-elvis-hoxha"

Hysamedin Feraj flet për “anti-albinët”, statusi i shpërndahet edhe nga Elvis Hoxha

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 9:25

Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një reagim ndaj qëndrimeve të analistëve në studiot televizive pas arritjes së marrëveshjes Kosovë -Serbi mbrëmë në Ohër. Sipas Ferajt, ata që po thonë se Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën janë “anti -albinë”.

Feraj në postimin e tij lë të kuptohet se s’ ka Zajednicë në aneks duke e përmendur mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Vuçiq.

Lexo Edhe:

“Përmbledhtas, anti-albinët po thonë:

Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën, prandaj Vuçiqi nuk e nënshkroi marrëveshjen që i siguronte serbëve krijimin e Zajednicës në Kosovë!”, thuhet në postimin e Ferajt, që e ka shpërndarë anëtari tjeter i VV’së së Tiranës Elvis Hoxha.