Hysaj pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit mes Napolit dhe Romës - Gazeta Express
string(62) "hysaj-pjese-e-marreveshjes-se-shkembimit-mes-napolit-dhe-romes"

Gazeta Express

07/06/2020 10:48

Hysaj pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit mes Napolit dhe Romës

Gazeta Express

07/06/2020 10:48

Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin kontratën që i skadon në vitin 2021. Ai do të largohet në verë, ndërsa destinacioni i tij mbetet ende i paqartë.

Roma nuk është një ide e re për mbrojtësin shqiptar, por formula e kalimit në kryeqytetin italian po.

Fillimisht u mendua se mund të ishte një zëvendësim kokë me kokë i shkodranit me mbrojtësin e Romës, Rick Karsdorp, por Calciomercato zbulon një tjetër ide.

Hysaj dhe Ospina mund të kalojnë në kryeqytet për Karsdorp dhe Federico Fazio. I pari do të kthehet nga huazimi te Feynordi në Holandë, i dyti nuk ka gjetur shumë hapësira.

Napoli nga krahu tjetër do të luajë një tjetër kartë, Cengiz Under. Ata e duan turkun prej kohësh dhe mund të jetë momenti i duhur për të kërkuar një shkëmbim me lojtarin e Romës