Hysaj flet para ndeshjes me Serbinë: Do të japim 120%, kemi ardhur vetëm për fitore - Gazeta Express
string(80) "hysaj-flet-para-ndeshjes-me-serbine-do-te-japim-120-kemi-ardhur-vetem-per-fitore"

Futboll

Gazeta Express

10/10/2025 16:55

Hysaj flet para ndeshjes me Serbinë: Do të japim 120%, kemi ardhur vetëm për fitore

Futboll

Gazeta Express

10/10/2025 16:55

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka dalë para mediave në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Serbinë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Hysaj në konferencë ka folur për mundësitë e kombëtares në ndeshjen e nesërme në Leskovc ndaj Serbisë.

“Kemi ardhur për fitore, s’kemi ardhur për barazim ose për humbje. Duhet të jemi të koncentruar. Është një ndeshje delikate, duhet të japim 120%, edhe nga Serbia do ta japin maksimumin, sikur ne. Duhet të japim më shumë se maksimumin”, tha ai fillimisht.

Më tutje, Hysaj u pyet nga një gazetar serb se çfarë mendon për skuadrën e Serbisë, me mbrojtësin shqiptar që dha mendimin e tij, pasi me disa prej tyre edhe është përballur në Serie A.

“Serbia ka sulmuesë të mirë, ka lojtarë me kualitet, kam luajtur kundër tyre, por edhe Shqipëria ka lojtarë me kualitet dhe shpresoj që do ta përballojmë kualitetin e tyre”, shtoi Hysaj.

Shqipëria e Serbia përballen nesër në “Dubocica Stadium” në Leskovc, me ndeshjen që nis nga ora 20:45./GazetaExpress/