'Hyrremi' ndryshon e tëra, fansat nuk e njohin më aktoren - Gazeta Express

‘Hyrremi’ ndryshon e tëra, fansat nuk e njohin më aktoren

Rozë

Gazeta Express

20/05/2020 17:22

Aktorja Meryem Uzerli ka marrë shumë famë në vendin tonë me rolin e saj në serialin historik “Sulltani i madhërishëm”.

Ky prodhim i suksesshëm vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite e të transmetohet në shumë vende të botës.

Meryem Uzerli, 36 vjeç prej vitesh ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj. Aktorja është akuzuar edhe për operacione plastike në fytyë të cilat i ka pranuar edhe vetë. Por me ndryshimin e fundit në look, ajo i ka habitur fansat.

Meryem ka publikuar një kolazh fotosh nga seti i ri fotografik ku shfaqet më ndryshe se çdo herë tjetër. Aktorja shfaqet më e dobësuar, me flokët e shkurtër, brune dhe nuk njihet aspak. Gjithashtu edhe stili i veshjeve të saj ka rënë shumë në sy dhe është komentuar.

Meryem shfaqet e veshur ekstravagante e madje në njërën prej fotove ka guxuar duke veshur vetëm një bluzë të bardhë me të zezë dhe me një rrip, por pa pantallona ose fund në pjesën e poshtme.

Aktorja ka marrë komente pozitive, por edhe kritika nga fansat të cilët e ndjekin me çdo postim që ajo publikon në rrjete sociale.