Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë, Hoti mbledh krerët e institucioneve të sigurisë - Gazeta Express

Gazeta Express

11/08/2020 11:03

Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë, Hoti mbledh krerët e institucioneve të sigurisë

Gazeta Express

11/08/2020 11:03

Hyrja e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës dhe shqetësimet e ngritura nga banorët të cilët jetojnë në zonën kufitare të Karaqevës, ka bërë që kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, të mbledhë sot bashkë të gjithë krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë përmes një video-konference

Në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushën e sigurisë.

Prezent në këtë takim virtual kanë qenë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri Hoti ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, kreu i Qeverisë ka kërkuar që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që kërkoi edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë. /Express/