Hyri në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë - Gazeta Express
string(85) "hyri-ne-ring-me-kenge-kunder-kosoves-boksieri-serb-mposhtet-nga-ai-shqiptar-ne-tirane"

Boks

Gazeta Express

23/12/2024 9:27

Hyri në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë

Boks

Gazeta Express

23/12/2024 9:27

Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring.

Boksieri serb është mposhtur të dielën në Tiranë nga boksieri shqiptar Ahmed Koçi, i cili ka triumfuar në raundin e dytë.

Mariç ka hyrë në ring me këngën serbe “Gëzohu popull serb”, një këngë që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.

Përballja ka qenë në kuadër të mbrëmjes së boksit në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkaq ka pasur reagime të shumta në opinion, nga ku një muzikë e tillë në një aktivitet sportiv e konsiderojnë si provokim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement