Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë - Gazeta Express
string(78) "hyn-ne-fuqi-marreveshja-per-njohjen-e-patenteshofereve-mes-kosoves-dhe-italise"

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 14:16

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 14:16

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se, nga sot, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë.

Njohja e patentëshoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike, bëhet e ditur në njoftim.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin.

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ nënshkruan kontratën 120 mijë euroshe për transportin e fletëvotimeve e materialeve tjera zgjedhore

Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement