Hyland: Serbia po e pengon  përparimin e dialogut me Kosovën, kësisoj përfiton nga Rusia dhe Kina - Gazeta Express
string(94) "hyland-serbia-po-e-pengon-perparimin-e-dialogut-me-kosoven-kesisoj-perfiton-nga-rusia-dhe-kina"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 13:55

Hyland: Serbia po e pengon  përparimin e dialogut me Kosovën, kësisoj përfiton nga Rusia dhe Kina

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 13:55

Serbia po e pengon  përparimin e dialogut me Kosovën, pasi kësisoj përfiton nga Rusia dhe Kina. Kështu tha mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland. Derisa shtoi se Kosova duhet jetë pjesë e rëndësishme e NATO-s.

“Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Kosova e ka akuzuar Serbinë se po e pengon procesin e zbatimit si dhe për mbështetjen e strukturave ilegale në veri të vendit. Ndërkohë, Serbia ka kritikuar Kosovën për, siç thotë ajo, refuzimin për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja palët kanë shfaqur pak vullnet politik për të ndërmarrë hapa konkretë në zbatimin e obligimeve të dakorduara, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, tha ai raporton Kosovapress.

Pas takimit që pati me kryeministrit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Hyland foli edhe për marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

Ndërkaq lidhur me përfshirjen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hyland u shpreh se SHBA-ja duhet të lejojë një demokraci të pjekur që Kosova të shkojë drejt një marrëveshjeje me Serbinë.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të lejojnë një demokraci të pjekur, konkretisht Kosovën, të ecë sa më shumë të jetë e mundur drejt një marrëveshjeje me Serbinë. Por jini të sigurt për një gjë: Serbia po e pengon në mënyrë të vazhdueshme këtë përparim sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka përparim. Ata marrin të gjitha llojet e shpërblimeve nga Bashkimi Evropian, nga Rusia, nga Kina, nga çdo forcë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Përderisa Serbia mban gjallë këtë përçarje, nuk do të ketë përparim, por do të ketë përfitime për Serbinë”, tha Hyland.