Deputetja e LDK-së dhe shefja e GP të kësaj partie në Kuvend, Hykmete Bajrami, ka reaguar për paraqitjen e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Gjykatë, në rastin e kanosjes ndaj tij, ku i dyshuar për rastin është Faton Klinaku, shkruan Express.
Bajrami ka shkruar se për Kurtin ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale.
“Sot, deputeti Kurti u shfaq në gjykatë si viktimë, në një rast të kanosjes. Veç paramendoni makinerinë e Kurtit dhe VV-së dhe sa kërcënime e kanosje u kanë bërë të tjerëve! Deputeti Kurti po tregon qartë se ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami ka rikujtuar refuzimin që Kurti i ka bërë Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.
“I njëjti person refuzon, përçmon dhe injoron thirrjet e Prokurorisë për të dhënë dëshmi si dëshmitar në Prokurorinë Speciale për dallaveret me rezervat shtetërore”, ka shkruar Bajrami./Express/