Në emisionin Kosova Live në T7, deputetja Bajrami akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban “peng” 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët ende nuk kanë marrë pagën e muajit korrik.
Ajo theksoi se, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvend, Kurti refuzon të nënshkruajë ndarjen e fondeve, duke e justifikuar me mungesën e një komisioni parlamentar që sipas saj nuk është kusht ligjor. Deputetja e cilësoi këtë si abuzim me pushtetin dhe shtoi se në të kaluarën, në situata të ngjashme, asnjë punëtor nuk ka mbetur pa pagë.
Video nga intervista: