Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në Kuvendin e Kososvës janë bërë shumë shpifje për të gjatë kohës sa ka qenë ministre dhe ka ftuar deputetët e LVV-së për ballafaqim edhe jashtë Kuvendit e nëpër Gjykata, shkruan Gazeta Express.
Bajrami ka thënë se mund të përballen jashtë institucionit të Kuvendit të Kosovës, meqë s’ka imunitet për deklarimet që thuhen.
Ajo tutje ka kërkuar nga LVV që të gjejnë fakte për të dhe t’i shpalosin, njejtë siç janë gjetur bisedat e Nagip Krasniqit me Dejona Mihalin.
Bajrami tutje ka shtuar se nuk mund t’i mbyllet goja pavarësisht gjitha akuzave që bëhen në drejtim të saj.
“Mos shpifni se nuk iu ka hije”, ka deklaruar Bajrami.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...