Hykmete Bajrami i del krah Lirije Kajtazit: Le të rinumërohet secila kuti, në vëzhgim të kamerave - Gazeta Express
string(95) "hykmete-bajrami-i-del-krah-lirije-kajtazit-le-te-rinumerohet-secila-kuti-ne-vezhgim-te-kamerave"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 13:10

Hykmete Bajrami i del krah Lirije Kajtazit: Le të rinumërohet secila kuti, në vëzhgim të kamerave

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 13:10

Kandidatja e LDK’së për deputete, Lirije Kajtazi, e cila nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete, ka reaguar sot, duke aluduar se i janë vjedhur votat. Për pretendimet e Kajtazit, ka reaguar deputetja e LDK’së, Hukmete Bajrami, e cila ka kërkuar rinumërim të votave, raporton Express

Bajrami ka shkruar në Facebook se KQZ’ja duhet të marrë vendim për rinumërimin e secilës kuti, madje sipas saj, kjo duhet të bëhet nën vazhgimin e kamerave.

Lexo Edhe:

“KQZ-ja të marrë vendim për rinumrim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale. Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka shkruar ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK’së.

Reagimi i Bajramit vjen pasi Kajtazi sot aludoi në vjedhje të votave, dhe përmbysje të rezultatit.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit. në Qendrën per fabrikimin e rezultateve (QNR). Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në  Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, shkroi Kajtazi në Facebook.

Ndërkohë, këto reagime vijnë pasi kandidatja e AAK’së, Florentina Gjergjaj, ka akuzuar bashkëpartiaken e saj, Meliza Haradinaj-Stublla, se ka manipuluar votat për t’u bërë deputete./Express/