Hykmete Bajrami: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën - Gazeta Express
string(72) "hykmete-bajrami-albin-kurti-e-detyroi-avni-deharin-ta-shkele-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:25

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:25

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo tha se Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë kushtetutën.

Gjykata konstatoi shkelje të Kushtetutës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.

Reaigmi i Bajramit:

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

❌ Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.

❌ I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

✅ Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

✅ Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

S#’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit.