Tarifat e reja të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë në fuqi, duke përfshirë tarifat 104% për mallrat kineze, duke thelluar luftën tregtare globale.
Raundi i të ashtuquajturave tarifa “reciproke” mbi importet në SHBA vjen pasi taksat ndëshkuese të presidentit amerikan kanë tronditur një rend tregtar global që ka vazhduar për dekada, ka ngritur frikën e recesionit dhe ka shtyrë stoqet në mbarë botën në rënie të mprehtë, raporton The Guardian,
Trump gati dyfishoi tarifat për importet kineze, të cilat ishin vendosur në 54% javën e kaluar, në përgjigje të kundër-tarifave që Pekini shpalli javën e kaluar. Kina është zotuar të “luftojë deri në fund” për atë që e sheh si shantazh.
Trump u ka ofruar investitorëve sinjale të përziera nëse tarifat do të mbeten në terma afatgjatë, duke i përshkruar ato si “të përhershme”, por gjithashtu duke u mburrur se po u bëjnë presion liderëve të tjerë që të kërkojnë negociata.
“Kemi shumë vende që vijnë që duan të bëjnë marrëveshje”, tha ai në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite. Ai tha në një ngjarje të mëvonshme se ai priste që edhe Kina të ndiqte një marrëveshje.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...