Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Thua se kemi rroga të larta shumë - Gazeta Express

Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Thua se kemi rroga të larta shumë

Yjet

Gazeta Express

02/04/2020 12:38

Hygerta Sako duket se nuk i ka pritur aspak mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një postimi në Facebook, moderatorja e RTSH është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve.

“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më,”-shkruan Sako