string(124) "huqja-e-trump-pamjet-e-treguara-para-ramaphoses-me-te-cilat-akuzonte-per-gjenocid-ishin-marre-ne-kongo-jo-ne-afriken-e-jugut"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:37

Huqja e Trump: Pamjet e treguara para Ramaphosës, me të cilat akuzonte për “gjenocid”, ishin marrë në Kongo, jo në Afrikën e Jugut

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:37

Në takimin e mbajtur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit afrikan Cyril Ramaphosa, Trump paraqiti disa pamje për të cilat pretendonte se ishin “provë për vrasjen masive të të bardhëve në Afrikë të Jugut”.

“Janë të gjithë fermerë të bardhë që po varrosen,” u shpreh Trump, duke mbajtur një artikull të printuar në dorë gjatë një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale me presidentin e Afrikës së Jugut.

Në zhvillimet më të fundit, Reuters ka njoftuar se pamjet që Trump përdori në takim, ishin pamje të marra nga një video e Reuters e realizuar jo në Afrikë të Jugut, por në Kongo.

Në realitet, Reuters thotë se videoja ishte publikuar më 3 shkurt dhe tregonte punonjës humanitarë që transportonin trupat në qytetin Goma, pas luftimeve të përgjakshme me rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda.

Lidhur më çështjen është kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë, por nuk është marrë përgjigje. Ndërsa, redaktorja e American Thinker, Andrea Ëidburg, ka pranuar se Trump kishte keqidentifikuar imazhin, megjithatë ka këmbëngulur se postimi theksonte “presionin në rritje ndaj afrikanëve të bardhë.”

Bëhet e ditur se pamjet origjinale tregonin një varrim masiv pas një sulmi të rebelëve M23, filmuar nga gazetari i Reuters, Djaffar Al Katanty.