Hungaria vazhdon kryesimin në grup, fiton edhe ndaj Gjermanisë - Gazeta Express
string(61) "hungaria-vazhdon-kryesimin-ne-grup-fiton-edhe-ndaj-gjermanise"

Hungaria vazhdon kryesimin në grup, fiton edhe ndaj Gjermanisë

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 22:48

Hungaria po vazhdon me befasi në Ligën e Kombeve, pasi sonte fituan edhe në udhëtim te Gjermania.

Ndeshja e zhvilluar në “Red Bull Arena” të Leipzigut përfundoi me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Golin e vetëm dhe të fitores për hungarezët e shënoi Adam Szalai, në minutën e 17-të.

Hungaria pas kësaj fitore ka 10 pikë dha vazhdon kryesimin në Grupin 3 të Ligës A, me dy pikë më shumë se Italia që renditet e dyta.

Ndeshja e fundit në grup, Hungari – Itali, që do të zhvillohet pas tri ditësh, do të jetë edhe përcaktuese për pozitën e parë.

Ndërkaq, Gjermania renditet e treta në grup me 6 pikë. /Gazeta Express/