Hungaria i përgjigjet Trump: Ne nuk do të ndalojmë së bleri naftën ruse - Gazeta Express
string(70) "hungaria-i-pergjigjet-trump-ne-nuk-do-te-ndalojme-se-bleri-naften-ruse"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:24

Hungaria i përgjigjet Trump: Ne nuk do të ndalojmë së bleri naftën ruse

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:24

Hungaria nuk ka ndërmend të ndalojë blerjet e naftës ruse, edhe nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump bën një kërkesë për një gjë të tillë.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, siç raporton Bloomberg.

“Ne jemi një vend pa dalje në det. Do të ishte shumë mirë nëse do të kishim qasje në det, do të mund të ndërtonim një rafineri ose një terminal të LNG-së dhe të lidheshim me tregun global. Por nuk është kështu”, tha Szijjarto në një intervistë me ATV nga Nju Jorku.