Humbje jete dhe shtrime të reja/ Si është situata te Infektivi, Ministria: Dy të intubuar në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(106) "humbje-jete-dhe-shtrime-te-reja-si-eshte-situata-te-infektivi-ministria-dy-te-intubuar-ne-gjendje-te-rende"

Gazeta Express

02/07/2020 11:09

Humbje jete dhe shtrime të reja/ Si është situata te Infektivi, Ministria: Dy të intubuar në gjendje të rëndë

Gazeta Express

02/07/2020 11:09

Paciente ne terapi intensive dhe dy te intubuar ne gjendje te rende per jeten. Keto jane te dhenat me te fundit qe vijne nga spitali Infektiv ne Tirane, qe po perballet me vijim te shtrimeve te reja per paciente te prekur nga koronavirusi. 

Ministria e Shendetesise ka njoftuar sot se “vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Perballe kesaj situate, Rovena Daja nga ISHP, apeloi sot sot per shtim te kujdesit nga ana e cdo qytetari.

Lexo Edhe:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca”- apeloi ajo.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)