string(77) "humbja-turperuese-ne-fier-behet-i-gjalle-gazment-bardhi-jam-me-zemer-te-thyer"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 7:21

Humbja turpëruese në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 7:21

Gazment Bardhi ka reaguar pas humbjes turpëruese në Fier, ku PD mori vetëm katër mandate, duke humbur edhe një mandat nga lista e mbyllur, ndërkohë që PS siguroi 12 mandate.

Bardhi nuk ishte shfaqur në terren që prej ditës së zgjedhjeve, madje gazetarët e kërkonin në qendrat e numërimit, por nuk e gjenin dot.

Në reagim, Bardhi thotë se është “zemërthyer” për zgjedhjet, por do të vijojë luftën.

Reagimi i plotë:

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!