Humbja e sontme në Ligën e Kampionëve e papërballueshme, shkarkohet trajneri i njohur - Gazeta Express
string(84) "humbja-e-sontme-ne-ligen-e-kampioneve-e-paperballueshme-shkarkohet-trajneri-i-njohur"

Humbja e sontme në Ligën e Kampionëve e papërballueshme, shkarkohet trajneri i njohur

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 23:41

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Dortmundit, Sevilla ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui.

Starti i dobët si në La Liga si në Ligën e Kampionëve i kushtoi me humbjen e vendit të punës trajnerit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e lë Sevillan në vendin e tretë në grupin G me vetëm një pikë, pesë më pak se Dortmundi që zë pozitën e dytë.

Ndërkohë, në La Liga, Sevilla i ka punët edhe më keq.

Andaluzianët gjenden në vendin e 17-të me vetëm pesë pikë nga shtatë ndeshje, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe katër humbje. /Gazeta Express/