Humbi peshë duke ecur me një gur 40 kg mbi kokë - Gazeta Express

Humbi peshë duke ecur me një gur 40 kg mbi kokë

Lajme

Gazeta Express

19/04/2021 7:09

A po kërkoni një metodë alternative për të humbur 30 kg peshë? Për sa kohë që nuk keni probleme me qafën, mund të shihni se si e bëri një kinez që ka përsosur një formë unike të trajnimit me peshë, pasi ai ecën rreth tij duke mbajtur një bllok të rëndë betoni në kokë, shkruan vanityfair.it.

Cong Yan, 54 vjeç, nga qyteti Jilin, në provincën kineze me të njëjtin emër, është bërë mjaft i njohur, sipas ”South China Morning Post”, për programin e tij të përditshëm të fitnesit, të cilin ai e kryen me një bllok betoni 40 kg në ekuilibër në kokë.

Cong Yan, 163 cm i gjatë, shkon për shëtitje të përditshme në vendlindjen e tij me një bllok betoni 40 kg të ekuilibruar në kokën e tij dhe kjo e ka bërë atë shumë të njohur, dhe në një farë mase edhe të famshëm.

Gjithçka filloi kur Yan vendosi të humbasë peshë pasi arriti 115 kg.

Ai filloi me një gur 15 kg përpara se të kalonte gradualisht në 30 kg në peshën e tij aktuale 40 kg.

Kështu që Cong arriti të humbte rreth 30 kg duke ecur 1,5 km çdo ditë.