Humbi drejtimin e motorit në aksin “Cërrik-Gramsh” dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari - Gazeta Express
string(91) "humbi-drejtimin-e-motorit-ne-aksin-cerrik-gramsh-dhe-doli-nga-rruga-nderron-jete-66-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 12:40

Humbi drejtimin e motorit në aksin “Cërrik-Gramsh” dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 12:40

Një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Sipas policisë,  shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbarhdur shkaqet e plota të aksidentit.