Humbi betejën me covid19, mjeku Hysni Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore - Gazeta Express
string(93) "humbi-betejen-me-covid19-mjeku-hysni-shkjau-u-infektua-nga-infermierja-e-qendres-shendetesore"

Humbi betejën me covid19, mjeku Hysni Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore

Gazeta Express

06/07/2020 14:19

Dalin të tjera detaje mbi mënyrën sesi u infektua me Covid-19, mjeku nga Puka, Hysni Shkjau, që për fat të keq humbi jetën në spital.

Mësohet se 69 vjecari është infektuar nga infermierja e qendres shendetesore ku ai punonte, në një kohë që vetë infermierja ishte infektuar në QSUT ku kishte shkuar të vizitohej.

Lexo Edhe:

Hysni Shkjau punonte pneumolog dhe në momentin që doli në pension punonte mjek i familjes në qëndrën shëndetesore të Pukës.

Mjeku në fjalë ka punuar deri ne momentin e fundit që ka patur probleme shendetësore dhe shenja klinike të Covid 19, ndonëse nuk kishte bërë tampon.

Spitali i Pukës por edhe qendra shendetesore në këtë qytet ka qënë vatër e infektimeve në javët e fundit.