Humb jetën një e moshuar në Tiranë, pas vdekjes analiza për koronavirus i rezultoi pozitive - Gazeta Express
string(90) "humb-jeten-nje-e-moshuar-ne-tirane-pas-vdekjes-analiza-per-koronavirus-i-rezultoi-pozitive"

Gazeta Express

31/05/2020 12:06

Humb jetën një e moshuar në Tiranë, pas vdekjes analiza për koronavirus i rezultoi pozitive

Gazeta Express

31/05/2020 12:06

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se një 82- vjeçare humbi jetën në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Sipas ministrisë ajo vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë.

Analiza për koronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes.

Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.