Humb jetën në moshën 59 vjeçare aktori Xhevdet Ferri
Gazeta Express
16/01/2020 18:38
Kinematografia shqiptare ka humbur sot një nga aktorët më të njohur të artit shqiptar. Pas një sëmundjeje të rëndë ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri.
Ai numëron një sërë rolesh në filma
dhe teatër ku ndër më të famshmit janë, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e
kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterrë”, “Treni niset në shtatë pa pesë”,
“Dasma e Sakos”, e të tjerë.
Xhevdet Ferri ka qenë drejtor
i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në vitet 1995-1999 dhe sërish e mori
këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit
Kombëtar.
Aktori i shumë roleve lindi në Durrës në vitin 1960. Ai ka qenë i lidhur në martesë me aktoren Rozeta Ferri dhe së bashku kanë një vajzë.