Humb jetën mjeku i njohur, pësoi atak kardiak në krye të detyrës - Gazeta Express
string(63) "humb-jeten-mjeku-i-njohur-pesoi-atak-kardiak-ne-krye-te-detyres"

Humb jetën mjeku i njohur, pësoi atak kardiak në krye të detyrës

Shqiperi

Gazeta Express

22/07/2021 18:17

Një ngjarje e trishtë është regjistruar sot në qytetin e Sarandës, ku mjeku i njohur Ilir Gazeli ka humbur jetën, si pasojë e një ataku kardiak.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa ai po u shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Lexo Edhe:

Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç dhe supozohet të dilte në pension, ai vijonte punën për shkak të mungesës së mjekut specialist.