Humb jetën administratori në minierat e Bulqizës - Gazeta Express
string(48) "humb-jeten-administratori-ne-minierat-e-bulqizes"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 12:03

Humb jetën administratori në minierat e Bulqizës

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 12:03

Një incident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një subjekt minerar në zonën e Theknës, në Martanesh, ku ka humbur jetën shtetasi S. K., 62 vjeç, me detyrë administrator i kompanisë minerare.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se u aksidentua gjatë kontrollit në frontin e punës. Policia ka shoqëruar disa persona nga stafi drejtues dhe teknik i subjektit minerar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes“-njofton policia.