Humb betejën me COVID-19, vdes një 38 vjeçar në QKUK - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/07/2020 16:25

Humb betejën me COVID-19, vdes një 38 vjeçar në QKUK

Lajme

Gazeta Express

04/07/2020 16:25

Demush Shaha kreu i Institutit EPIK, ka njoftuar se vëllai i tij 38 vjeç ka vdekur. Sot më herët Shasha kishte treguar se vëllai i tij ishte i infektuar me virusin COVID-19 dhe kishte rrëfyer momentet e dërgimit të vëllait të tij me urgjencë drejt QKUK-së.

“Vellau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete.Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat”, ka shkruar Shasha.

Demush Shasha kishte rrëfyer orë më parë për betejën që po kalonte vëllai i tij me virusin COVID-19.

“Po mundohem te racionalizoj cdo gje qe po ndodh. Vellau eshte ne gjendje stabile, por nuk mund te merr fryme pa aparat oksigjeni. Mjeket kane ofruar gjithe kujdesin qe munden, dhe tani thjesht duhet pritur. Duhet pritur perfundimin e betejes se COVID19 dhe organizmit te vellaut tim.”, kishte shkruar ai./Express/