Hulumtuesi i IKD-së: Kjo qeveri përdori disa metoda për kapjen e administratës - Gazeta Express
string(77) "hulumtuesi-i-ikd-se-kjo-qeveri-perdori-disa-metoda-per-kapjen-e-administrates"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 8:19

Hulumtuesi i IKD-së: Kjo qeveri përdori disa metoda për kapjen e administratës

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 8:19

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha për dallim nga qeveritë paraprake, kjo qeveri pikësynim kishte sistemin e zyrtarëve publikë të administratës jo veç thjesht zyrtarin.

“Nëse i shohim të gjitha metodat që janë ndërmarrë deri më tani, krijohet përceptimi se kemi të bëjmë me veprime të strukturuara për kapjen e administratës”, tha Shala në emisionin “Tempus”

Çështja e politizimit të administratës, ai tha se ishte përmendur edhe në raportet ndërkombëtare në të kaluarën për qeveritë paraprake.

Shala theksoi se problematikë është çështja e ushtruesve të detyrës në institucione, ku pozita e ushtruesit të detyrës është më shumë praktike e cila bën përjashtim, ndërsa ai tha se në këtë qeveri kjo ka qenë parim.

“Numri më i madh i pozitave kanë qenë të plotësuara vetëm me ushtrues detyre, qasje kjo e cila është në kundërshtim me parimin e integritetit institucional”, tha Shala.

Ai tha se aktualisht është një numër i madh i pozitave që mbahen në mënyrë të kundërligjshme sipas vendimit të Gjykatës Supreme.

Gjithashtu, Shala tha se një praktikë e tillë është në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare e cila krijon pasoja edhe në jetën institucionale si dhe në jetën e qytetarëve