Të gjithë po e përdorin ChatGPT për të kërkuar informacione dhe të dhëna.
Por së fundmi është zbuluar se inteligjenca artificiale po vjedh të dhëna pa dijeninë e përdoruesve. Të dhëna fort të rëndësishme që nuk lejohen me ligjet për privatësi.
Në një hulumtim i realizuar në Britaninë e Madhe dhe në Itali ka gjetur se të gjithë asistentët e inteligjencës artificiale kanë marrë të dhëna. Por si ka ndodhur kjo?
Hulumtuesit kanë testuar 10 asistentët e kërkimit, përfshirë kryesorët si ChatGPT, Copilot dhe Merlin AI.
Asistentët janë hapur si zgjatim apo “extension” në platformën e kërkimeve Chrome të Google, ndërkohë janë bërë kërkime dhe blerje online, duke lënë gjurmë bankare apo të dhëna shëndetësore.
Hulumtuesit kanë gjetur prova se inteligjenca artificiale ka mbledhur të dhëna bankare dhe shëndetësore për t’i personalizuar shërbimet, por këtu mund të shkelen ligjet e privatësisë.
Për këtë studim, hulumtuesit kanë hyrë nëpër faqe private dhe pastaj kanë pyetur asistentët me inteligjencë artificiale për të parë se çfarë të dhëna marrin nga ky aktivitet.
Gjatë hulumtimit, disa asistentë me inteligjencë artificiale nuk e kanë ndalur kërkimin dhe kanë marrë të dhëna, ani pse përdoruesi kishte mbyllur faqet e kërkimit.
Asistenti artificial Merlin ka marrë plotësisht të dhënat, përfshirë edhe detajet bankare, akademike dhe shëndetësore. Rasti më ekstrem është marrja e numrit të sigurisë në një uebfaqe të taksave në SHBA.