Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e para nga Hulumtimi Ndërkombëtar për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie – TALIS 2024.
Sipas hulumtimit TALIS 2024, 60% e mësimdhënësve në Kosovë janë gra, ndërsa mosha mesatare e mësimdhënsve është 44 vjeç.
Ministria njofton se TALIS është hulumtimi më i madh ndërkombëtar që fokusohet në përvojat dhe perceptimet e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, duke ofruar të dhëna të krahasueshme për mjediset e mësimdhënies dhe zhvillimin profesional në arsim.
“Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë studim ndërkombëtar, që përfshiu 55 sisteme arsimore nga e gjithë bota dhe që synon të mbledhë të dhëna mbi mësimdhënien, mësimnxënien dhe kushtet e punës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...